Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Plantacion ilegal me marihuanë në vlerë prej një miliardë dollarëve në afërsi të Los Angjelosit

Policia kaliforniane zbuloi plantacion të madh illegal me marihuanë në afërsi të Los Angjelosit, I cili në rast të shitjes, do të kushtonte një miliardë dollarë. Deri më tani janë arrestuar 131 persona, lajmëroi BBC.

Los Angjelos, 9 korrik 2021 (MIA) – Policia kaliforniane zbuloi plantacion të madh illegal me marihuanë në afërsi të Los Angjelosit, I cili në rast të shitjes, do të kushtonte një miliardë dollarë. Deri më tani janë arrestuar 131 persona, lajmëroi BBC.

Nga zyra e sherifit kumtuan se operacioni, me ç’rast janë konfiskuar 16 tonë marihuana, po zgjatë tashmë dhjetë ditë dhe vazhdon me angazhimin e qindra policëve.

Ai është plantacion aq I madh, sa që policia deri më tani shkatërroi vetëm 205 prej rreth 500 serrave dhe grumbulloi vetëm rreth 40 për qind të sasisë së përgjithshme të marihuanës që kultivohet aty, ndërsa konfiskimet dhe asgjësimi po vazhdojnë.

Policia kumtoi vetëm se mbjellja është e “lidhur me banda të tregtisë me drogë”.

Votuesit në shtetin amerikan të Kalifornisë legalizuan marihuanën për “nevoja rekreative” në vitin 2016, ndërsa shitja legale filloi në vitin 2018.

Megjithatë, plantacioni I zbuluar të cilin e ruanin persona të armatosur të bandave është ilegal, I fshehur thellë rrëzë rajonit shkretinor, dhe është ujitur me ujë të vjedhur nga rrjeti I hidranteve zjarrfikëse dhe bunarët ilegal. Sipas autoriteteve, janë përdorur edhe kimikate të ndaluara, helmuese për mbjelljet. ab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle