0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQVideo deklaratë SQVideo SQ

Petrovska: Asnjë strategji për kërcënime hibride nuk mundet plotësisht të zbatohet nëse në të nuk marrin pjesë të gjithë aktorët në shtet

- Vendet tona do të vazhdojnë të përballen me kërcënime dhe sfida edhe nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë të cilët shfrytëzojnë kërcënime hibride të cilët i targetojnë institucionet tona politike, mendimin tonë publik, por para së gjithash sigurinë e qytetarëve tanë. Me një shikim të tillë drejtë së ardhmes, më se e nevojshme është që së pari të fillohet me dekonstruktim të konceptit që të kuptohen metodat dhe ndikimet e tij dhe të ndërtohen mendime dhe vendime adekuate, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në Shkollën Rajonale të Sigurisë 2022, e titulluar "Kërcënimet hibride dhe aktorët politikë në kohë të agresionit ushtarak në Evropë - implikime ndaj sigurisë rajonale", në organizim të Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit", Fondacioni "Konrad Adenauer" dhe Uillfred Martens Qendrës për Studime Evropiane nga Brukseli.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle