Petrovska-Kall: Realiteti i ri i sigurisë është thirrje drejt integrimit të shpejtë dhe efikas i rajonit drejt strukturave euroatlantike
Së bashku me aleatët tanë në NATO, qëndrojmë të vendosur në pozitat për të parandaluar krizat e sigurisë që kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në botë. I monitorojmë dhe kundërshtojmë operacionet që synojnë provokimin e një krize sigurie që do të ndikojë në stabilitetin dhe prosperitetin dhe do të krijojë një dilemë mbi rolin strategjik të NATO-s dhe BE-së në rajonin tonë. Me pjesëmarrjen tonë të përbashkët së bashku në misionet e NATO-s dhe duke mbështetur aktivitete të tjera të Aleancës, ne po trajtojmë sfidat gjeopolitike së bashku dhe po kontribuojmë në zvogëlimin e rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme për komunitetin euroatlantik", tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në takim me zëvendësndihmës-sekretarin për Mbrojtje për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Kolin Kall.
Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.
+389 2 2461600
marketing@mia.mk