0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Petliçkovski: Situata epidemiologjike është përmirësuar, është rritur numri i rasteve të reja tek fëmijët deri 14 vjeç, qytetarët ta marrin dozën e tretë të vaksinës

Komisioni për Sëmundje Infektive sot mbajti takim të rregullt dhe diskutuam disa pika dhe arritëm në disa konkluzione. Ka një rënie të rasteve të reja të zbuluara me KOVID-19, që nënkupton përmirësim të situatës epidemiologjike, por nuk na jep të drejtë të themi se gjendja epidemiologjike është e mirë, ndërsa për këtë veçanërisht na kujton grupmosha nga 6 deri në 14 vjeç ku vërehet një rritje e numrit të rasteve të reja dhe ato janë nxënësit e shkollës që janë në numër të madh në klasë me prezencë fizike. Pra, për momentin ende nuk ka vend për shqetësim, tha sot në konferencë për shtyp, kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle