0_Web_Ballina – Sllajder SQBotë SQBotë.Portal SQ

Pëson sistemi kompjuterik i disa ueb -faqeve të njohura botërore

Një numër i madh i ueb faqeve të popullarizuara kanë qenë jo të qasshëm për shkak të rënies globale të shërbimeve të internetit, njofton Bi-Bi-Si.

Frankfurt, 22 korrik 2021 (MIA) – Një numër i madh i ueb faqeve të popullarizuara kanë qenë jo të qasshëm për shkak të rënies globale të shërbimeve të internetit, njofton Bi-Bi-Si.

Shfrytëzuesit të cilët tentuan të kenë qasje deri te disa nga faqet kanë marrë porosinë për gabim DNS (Domain Name System), që nënkupton se kërkesa e tyre nuk mund të arrijë deri te faqet. Mes faqeve të goditura kanë qenë Airbnb, UPS, HSBC banka, British ervejz dhe rrjeti për lojëra në internet PlayStation.

Transmetuesi i popullarizuar i shërbimeve DNS Akamai ka njoftuar se tani përsëri funksionon normalisht.

DownDetector, platforma për ndjekje të rënies së sistemeve të internetit ka publikuar mijëra probleme të shfrytëzuesve të dhjetëra platformave.

Faqe që u goditën ishin edhe të Barclays, Lloyds, TSB dhe Halifax, faqe të lojërave siç janë Steam, Call of Duty dhe EA dhe shërbime për striming të Kanal 4 dhe ITV.

Kjo është rënie e dytë masive e këtij lloji të sistemeve në dy muajt e fundit. fab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle