0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Pesë vjet pas aktvendimit të parë, mobingu ende krahasohet me termin përditshmëri

Ligji për mbrojtjen nga ngacmimi në vendin e punës është miratuar në vitin 2013. Tre vite më vonë në vitin 2016 është miratuar edhe aktvendimi i parë për ngacmim psikik në vendin e punës. Në aktvendimin, gjykata urdhëron të paditurit të ndalojnë me ngacmimin psikik në vendin e punës ndaj paditësit dhe të mundësojnë vlerësim adekuat në vendin e punës. Prej atëherë lëndë për këtë bazë janë regjistruar në gjithsej 26 Gjykata Themelore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve deri te të cilat ka ardhur MIA përmes Ligjit për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik në 26 Gjykata Themelore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë vitet e kaluara janë regjistruar 70 lëndë në bazë të ngacmimit në vendin e punës.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle