0_Web_Aktuale SQKorrespondentë MaqedoniLajme nga komunat SQ

Përfundon afati i vazhduar për lajmërimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret në Kumanovë

Përfundon afati i vazhduar për paraqitjen e kërkesave për lajmërimin e dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarret që kanë ndodhur muajin e kaluar në disa fshatra në Kumanovë, njoftuan sot autoritetet komunale. U thirrën banorët e fshatrave Çetircë, Sopot, Tabanocë, Zubovcë, Kleçovcë, Murgash, Dovezencë, Novoselan dhe Belakovcë, pronat dhe objektet e të cilëve u prekën nga zjarret që ndodhën në periudhën nga 2 deri më 11 gusht të këtij viti. Afati u zgjat edhe për pesë ditë shtesë, në mënyrë që, theksojnë nga komuna, banorët të lajmërojnë dëmet në prodhimet dhe mallrat e tyre në komision për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore në komunën e Kumanovës.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle