0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Për gjashtë muajt e parë NP “Higjiena komunale” i ka larguar 5.872 metra kub mbetje nga deponitë e paligjshme

Shkup, 2 korrik 2022 (MIA)Në periudhën janar-qershor të vitit 2022, ekipet e Ndërmarrjes Publike (NP) “Higjiena Komunale” – Shkup grumbulluan dhe transportuan gjithsej 76.856 ton mbeturina komunale nga amvisëritë e Shkupit në pjesët urbane dhe rurale të qytetit, gjegjësisht 425 tonë në ditë. Janë bërë 11.940 ture grumbullimi, ose mesatarisht 66 ture në ditë.

Siç kumtuan nga Ndërmarrja Publike, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, nga një numër i madh i deponive ilegale që ndodhen pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit janë larguar rreth 5872 m3 mbeturina. Në periudhën nga 21 mars deri më 28 maj 2022, NP “Higjiena Komunale” – Shkup ka marrë pjesë në aksionet për pastrimin e përgjithshëm të të gjitha komunave të Shkupit të organizuara nga Qyteti i Shkupit, në kuadër të të cilave janë hequr deponitë e egra në rreth 150 lokacione. Gjatë aksioneve, në komunat e Shkupit u vendosën kontejnerë të posaçëm, ku qytetarët kishin mundësi t’i hedhin mbeturinat e tyre të mëdha të cilat mw pas u grumbulluan nga ekipet e NP “Higjiena Komunale”.

Në gjysmën e parë të vitit 2022, Ekopatrulla e NP “Higjiena Komunale” – Shkup ka realizuar aksione dhe patrullime të shumta, në kuadër të të cilave janë zhvilluar gjithsej 416 evidenca edukative-informative për trajtimin e duhur të mbeturinave, të destinuara për qytetarët dhe personat juridikë të cilët shkelur Ligjin për pastërtinë publike, gjegjësisht hedhjen e mbeturinave në hapësira publike.

Me qëllim të ruajtjes së nivelit maksimal të higjienës dhe pastërtisë publike, NP “Higjiena Komunale” – Shkup ka kryer larjen me autocisternë në të gjitha bulevardet dhe rrugët kryesore të qytetit. Rrugë, sheshi qendror “Maqedonia” dhe sheshi më i vogël “Filipi i Dytë”, “Sheshi Nënë Tereza” dhe “Bogorodica”, Ura e Gurit, urat “Goce Dellçev” dhe “Slloboda”, urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit. Në prag të festave më të rëndësishme fetare, u krye larja manuale e oborreve dhe rrethinave të tempujve më të mëdhenj fetarë.

Aksionet për pastrimin e përgjithshëm të Urës së Gurit dhe skelës së lumit Vardar janë kryer në koordinim me ndërmarrjet e tjera publike të Shkupit. Me angazhimin e 30 punëtorëve dhe përdorimin e dy veturave speciale, NP “Higjiena Komunale” – Shkup merr pjesë në aksionin masiv për pastrimin e shpateve të malit Vodno – “General Weekend”, i mbështetur nga Qyteti i Shkupit.

NP “Higjiena Komunale” – Shkup së fundi iu bashkua iniciativës së Shoqatës së Ofruesve të Shërbimeve Komunale – ADKOM për t’iu drejtuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për ndihmë financiare për ndërmarrjet publike.

“NP Higjiena Komunale – Shkup po përballet me një rënie drastike të inkasimit të faturave si nga amvisëritë ashtu edhe nga personat juridikë, gjë që vë në pikëpyetje ecurinë e aktiviteteve parësore të Kompanisë në terren. Njëkohësisht, çmimet e derivateve që përdoren për funksionimin normal të parkut të automjeteve të NP Higjiena Komunale – Shkup janë rritur për më shumë se 80 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa identike është edhe çmimi i energjisë elektrike. Duke e pasur parasysh se aktivitetet dhe veprimet e NP Higjiena Komunale-Shkup janë të një rëndësie jetike për funksionimin normal të qytetit të Shkupit dhe mbi të gjitha faktin se financimi ynë bëhet ekskluzivisht përmes grumbullimit të të ardhurave nga shërbimet tona që është jashtëzakonisht e vështirë. Për shkak të kësaj situate të re, ne e mbështesim iniciativën e ADKOM-it për gjetjen e një zgjidhje institucionale për dalje nga kriza financiare e ndërmarrjeve publike në vend”, tha ushtruesja e detyrës drejtoreshë e NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Kosana Mazneva, qëndron në kumtesë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle