Uncategorized SQ

Për 1,7 për qind më pak studentë të regjistruar në 2020/2021 në krahasim me vitin e kaluar akademik

Në shkollat e larta profesionale dhe në fakultetet në vend, në vitin akademik 2020/2021 janë regjistruar  50 881 studentë, që është më pak për 1,7 për qind në krahasim me vitin 2019/2020.

Shkup, 7 korrik 2021 (MIA) – Në shkollat e larta profesionale dhe në fakultetet në vend, në vitin akademik 2020/2021 janë regjistruar  50 881 studentë, që është më pak për 1,7 për qind në krahasim me vitin 2019/2020.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm janë studente gjegjësisht 29 482 apo 57,9 për qind.

Numri më i madh i studentëve (83,8 për qind) janë regjistruar në institucionet e larta arsimore  shtetërore, derisa 15,5 për qind në institucionet e larta arsimore private.

Në vitin e parë të studimeve në vitin 2020/2021 janë regjistruar 12 365 apo 24,3 për qind, kumtoi ESHS dhe thekson se këtu janë përfshirë  edhe studentët që regjistrojnë vitin e parë për herë të dytë, të tretë apo më shumë.  ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle