Botë SQBotë.Portal SQ

Pentagoni do të kërkojë vaksinim të detyrueshëm kundër Kovid-19 për ushtrinë amerikane

Pentagoni do të kërkojë vaksinim të detyrueshëm kundër Kovid-19 për pjesëtarët e ushtrisë amerikane në një kohë të shpejtë, thuhet në memorandumin ku ka pasur qasje Asoshieted Pres, transmeton Foks njuz.

Uashington, 9 gusht 2021 (MIA) – Pentagoni do të kërkojë vaksinim të detyrueshëm kundër Kovid-19 për pjesëtarët e ushtrisë amerikane në një kohë të shpejtë, thuhet në memorandumin ku ka pasur qasje Asoshieted Pres, transmeton Foks njuz.

“Do të kërkoj miratim nga presidenti që t’i bëjë vaksinat të detyrueshme më së voni në mesin e shtatorit, ose menjëherë pas licencimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Ilaçeve- çka do që të jetë e para”, thuhet në memorandumin e sekretarit të Mbrojtjes, Lojd Ostin deri të ushtarët me çka kërkoi të përgatiten për një kërkesë të tillë.

Ai ka shtuar se nëse shkalla e infektimit rritet dhe ndikon në gatishmërinë ushtarake “nuk do të ketë mëdyshje të veprojë më herët ose të rekomandoj qasje më ndryshe të presidentit, nëse ndjej nevojë ta bëjë atë. Që ta mbrojmë këtë popull, na nevojitet forcë ushtarake e shëndetshme dhe e përgatitur”, theksohet në dokumentin. fab/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle