0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMKD-AL SQ

Pendarovski: Nevojitet prag më i vogël për kandidatët e pavarur

Presidenti Stevo Pendarovski pret të respektohet rekomandimi i OSBE/ODIHR-it që para zgjedhjeve lokale të mos ketë ndryshim të rregullave zgjedhore. Këtë e theksojnë nga kabineti i presidentit të shtetit për Radio Evropa e Lirë (REL) në pyetjen lidhur me ndryshimet e paralajmëruara të Kodit zgjedhor.

Shkup, 28 korrik 2021 (MIA) – Presidenti Stevo Pendarovski pret të respektohet rekomandimi i OSBE/ODIHR-it që para zgjedhjeve lokale të mos ketë ndryshim të rregullave zgjedhore. Këtë e theksojnë nga kabineti i presidentit të shtetit për Radio Evropa e Lirë (REL) në pyetjen lidhur me ndryshimet e paralajmëruara të Kodit zgjedhor.

“Nëse në këtë periudhë shkohet në ndryshime, qëndrimi i presidentit është ajo që të jetë me konsensus të gjerë politik dhe shoqëror, jo vetëm mes pushtetit dhe opozitës por edhe organizatave relevante të sektorit qytetar. Lidhur me Propozimin e paralajmëruar për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor në pjesën ku do të figuronte grupet e pavarura të këshilltarëve të mund të mblidhen nënshkrime nga dy për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve në një komunë, presidenti Pendarovski konsideron se duhet të parashihet prag më i vogël me qëllim të mundësohet pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve në procesin zgjedhor”, theksojnë nga kabineti i Pendarovskit. fab/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle