0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Pendarovski e nënshkroi Dekretin për Ligjin për investitor strategjik për ndërtim të autostradave

Presidenti Stevo Pendarovski e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për përcaktim  të interesit publik dhe nominimit të një partneri strategjik për implementim e projektit  për ndërtim të Korridorit 8 infrastrukturor (aksi: Tetovë - Gostivar - Bokojçan dhe projektit  për autostradën Trebenishtë - Strugë - Qafë Thanë) dhe Korridorit 10 D (aksi i autostradës Prilep - Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 16 korrik 2021 (MIA) – Presidenti Stevo Pendarovski e nënshkroi Dekretin për shpalljen e Ligjit për përcaktim  të interesit publik dhe nominimit të një partneri strategjik për implementim e projektit  për ndërtim të Korridorit 8 infrastrukturor (aksi: Tetovë – Gostivar – Bokojçan dhe projektit  për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorit 10 D (aksi i autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Ligji është miratuar me shumicë të nevojshme dhe në këtë rast asnjë deputet apo grup i deputetëve nuk kanë votuar kundër. Të gjitha institucionet dhe individët të cilët kanë dyshime lidhur me kushtetutshmërinë e Ligjit, mund të drejtohen deri te Gjykata Kushtetuese e cila është është institucion i vetëm kompetent për vlerësim të kushtetutshmërisë të ligjeve  dhe akteve të tjera ligjore”, thekson Kabineti i Pendarovskit në kumtesë. ar/

  

Butoni Kthehu në krye
Mbylle