0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Pendarovski e filloi vizitën zyrtare në Greqi (video)

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski paradite e filloi vizitën dyditore zyrtare në Greqi, që njëherësh është edhe e para e nivelit më të lartë mes të dyja shteteve, duke pasur parasysh atë se deri më tani, asnjë president i shtetit tonë nuk e ka vizituar Athinën, e as ndonjë president grek në Shkup.

Athinë, 5 shtator 2021 (MIA) – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski paradite e filloi vizitën dyditore zyrtare në Greqi, që njëherësh është edhe e para e nivelit më të lartë mes të dyja shteteve, duke pasur parasysh atë se deri më tani, asnjë president i shtetit tonë nuk e ka vizituar Athinën, e as ndonjë president grek në Shkup.

Me nderime shtetërore dhe ushtarake para Pallatit Presidencial në Athinë, Pendarovski ishte pritur nga presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropullu.

Sakellaropullu dhe Pendarovski do të ketë takim tet-a-tet, si dhe takim plenar të delegacioneve të të dyja shteteve.

Nga Pallati Presidencial, presidenti Pendarovski do të shkojë për Pallatin Kryeministror, ku do të realizojë takim me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis, ndërsa gjatë ditës do të takohet edhe me kryetarin e Athinës, Kostas Bakojani.

Në kuadër të vizitës, presidenti do ta vizitojë muzeun Benaki, ku është paraparë shikim i arkivit të Konstantinos Doksijadis dhe do të realizojë takim me ambasadorin amerikan në Greqë, Xhefri Pajat.

За време на посетата, претседателот Пендаровски ќе биде придружуван од сопругата, Елизабета Ѓоргиевска, која што во рамки на дамската програма, ќе ја посети Националната галерија во Атина, во придружба на министерка за култура и спорт на Грција Лина Мендони.ср/са/

Gjatë vizitës, presidenti Pendarovski do të shoqërohet nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgjievska, e cila në kuadër të programit të zonjave, do ta vizitojë Galerinë Nacionale në Athinë, në shoqëri të ministres së Kulturës dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle