0_Maqedoni.Portal SQ0_Slajder SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Pendarovski: Banka Popullore udhëheq politikë monetare efikase gjatë të gjithë krizave

Në dy vitet e fundit, për shkak të pandemisë, ndërsa tani edhe më shumë për shkak të invadimit rus në Ukrainë, ne, por, në përgjithësi edhe Evropa, po përballen me krizën ekonomike dhe energjetike, goditje të çmimeve dhe inflacion. Por, edhe në kushte të këtilla   kaq komplekse, institucionet shtetërore funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme, me çfarë e justifikojnë besimin e qytetarëve. Udhëheqës në këtë drejtim është Banka Popullore e cila ka udhëhequr dhe udhëheq politikë monetare efikase gjatë të gjitha këtyre krizave, me çfarë u dërgon sinjale faktorëve ekonomikë, ndërsa kjo ka një ndikim stabilizues lidhur me gjendjen në treg dhe lëvizjet inflacioniste, tha presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e mbrëmshëm në Akademinë solemne me rastin e 30 vjetorit  të pavarësisë monetare.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle