Partitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Pekevski: Programi i planifikuar për katër vitet e mëparshme së bashku me qytetarët është plotësuar

Programi për katër vitet e mëparshme, i planifikuar së bashku me qytetarët, është plotësuar dhe qytetarët në takime e theksojnë atë me mbështetje të vazhdohet  të punohet me ritëm të njëjtë në mandatin e ardhshëm. Këtë në takim me banorët e Vlladimirovës e theksoi kandidati dhe kryetar aktusal i komunës nga radhët e LSDM-së dhe Koalicionit, Zvonko Pekevski.

Berovë, 7 tetor 2021 (MIA) – Programi për katër vitet e mëparshme, i planifikuar së bashku me qytetarët, është plotësuar dhe qytetarët në takime e theksojnë atë me mbështetje të vazhdohet  të punohet me ritëm të njëjtë në mandatin e ardhshëm. Këtë në takim me banorët e Vlladimirovës e theksoi kandidati dhe kryetar aktusal i komunës nga radhët e LSDM-së dhe Koalicionit, Zvonko Pekevski.

Pekevski, theksoi se  katër vitet e mëparshme  janë periudhë e bashkëpunimit të mirë, me vendosje të qëllimeve të reja, siç tha, Komuna shkon përpara.

Kandidati i koalicionit “Më e mira për Berovën” i ftoi banorët e Vlladimireovës, sikur edhe deri tani ta zgjedhin më të mirën për veten e tyre dhe më 17 tetor të votojnë për numrin 12 për LSDM-në dhe koalicioni që garanton vazhdim të periudhës së punës transparente dhe llogaridhënëse, planifikim të projekteve për të gjithë qytetarët, për cilësi më të mirë të jetës për të gjithë. sa/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle