0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Partitë kanë arritur t’i motivojnë votuesit dhe në rrethin e dytë fituan më shumë vota

Partitë politike me sukses i kanë motivuar votuesit dhe në rrethin e dytë në të gjitha 43 komunat dhe Qytetin e Shkupit e kanë rritur numrin e votave, krahasuar me votat e fituara në të njëjtat komuna në rrethin e parë.

Shkup, 3 nëntor 2021 (MIA) – Partitë politike me sukses i kanë motivuar votuesit dhe në rrethin e dytë në të gjitha 43 komunat dhe Qytetin e Shkupit e kanë rritur numrin e votave, krahasuar me votat e fituara në të njëjtat komuna në rrethin e parë.

Rritje më të madhe të votave në rrethin e dytë ka LSDM – 27.358, pastaj VMRO-DPMNE – 26.315 dhe BDI – 22.618.

Kandidatët e pavarur kanë arritur të mbledhin 14.129 vota, pastaj BESA – 12.389. ASH/A – 9.199, GROM – 8.023, PLD/DOM – 1.910, DPA – 973 dhe TMRO – 301 vota.

Në 43 komuna dhe Qytetin e Shkupit, ku ka pasur rreth të dytë, LSDM ka gjithsej 146.808 vota, që është rritje për mbi 27 mijë vota, karahasuar me 119.450 në rrethin e parë në të gjitha komunat.

VMRO-DPMNE-ja në rrethin e parë ka fituar 99.500 vota, ndërsa në rrethin e dytë 125.815 ose 26 mijë vota më tepër.

BDI-ja në rrethin e parë ka fituar 81.412 vota, ndërsa në të dytin 104.030.

Kandidatët e pavarur në rrethin e parë kanë fituar 20.697, ndërsa në rretin e dytë 34.826 vota.

BESA në rrethin e parë ka 14.373, ndërsa në të dytin 26.762 vota.

ASH/A në rrethin e parë ka fituar 44.180, ndërsa në të dytin 53.379 vota.

Kandidatët për Qytetin e Shkupit me rritje për mbi 40 mijë vota në rrethin e dytë

Petre Shilegov në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale 2021 ka fituar gjithsej 78.783 vota, ndërsa në rrethin e dytë për rreth 12 mijë vota më shumë ose 90.672.

Danella Arsovska në rrehtin e parë ka 86.698, ndërsa në rretjhin e dytë 118.749 vota ose rreth 30 mijë më shumë. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle