Parashkimi i motit SQ

Parashikimi i motit

Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë të përkohshme  të përforcuar jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 22 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 32 deri 39 gradë. Indeksi UV=9.

Shkup, 15 korrik 2021 (MIA) – Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë të përkohshme  të përforcuar jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 22 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 32 deri 39 gradë. Indeksi UV=9.

Në Shkup, kryesisht moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi jugor dhe me vranësira të vogla. Temperatura minimale  do të ulet deri 21 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 39 gradë.

Deri të premten do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Të premten nga fundi i ditës do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, ndërsa gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të ketë paraqitje më të shpeshtë të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të të motit të keq. Temperatura nga e premtja do të jetë në ulje graduale.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle