E përzgjedhur SQ

Parashikime të zymta për Lindjen e Afërt: Së shpejti atje njerëzit do të vdesin nga etja, uji po mbaron

Feribotët që dikur ankoronin në ishujt e vegjël të liqenit Urmia të Iranit, tani janë përplot ndryshk dhe të ngujuara në një zonë që më shumë ngjan me një fushë të kripur sesa në liqen.

31 gusht 2021

Si-En-En – Atlantë

Feribotët që dikur ankoronin në ishujt e vegjël të liqenit Urmia të Iranit, tani janë përplot ndryshk dhe të ngujuara në një zonë që më shumë ngjan me një fushë të kripur sesa në liqen.

Vetëm para dy dekadash, Urmia ishte liqeni më i madh në Lindjen e Afërt, ndërsa ekonomia lokale bazohej në qendrën turistike prosperuese me hotele dhe restorante.

“Njerëzit vinin këtu të lahen dhe të lyhen me baltë shëruese. Qëndronin së paku disa ditë”, theksoi gazetari lokal Ahmad Ahmed për Si-En-En.

“Vdekja” e këtij liqeni ishte e shpejtë. Madhësia e tij ishte përgjysmuar prej 5.400 metra katrorë në vitin 1990 në 2.500 sot. Ekspertët druajnë se së shpejti mund të zhduket në tërësi.

Ata konsumojnë më shumë ujë sesa që ka reshje

Probleme të tilla ekzistojnë në shumë pjesë të Lindjes së Afërt ku ka gjithnjë e më pak ujë. Zona është e goditur nga thatësitë e vazhdueshme dhe temperaturat e larta, në të cilat mezi mund të mbijetohet. Krahas problemeve me ndryshimet klimaterike, ka nevojë edhe për ujë dhe menaxhimi i keq me infrastrukturën.

Disa vende në Lindjen e Afërt, përfshirë Iranin, Irakun dhe Jordaninë, pompojnë sasi të mëdha të ujit për ujitje në tokat bujqësore, thotë Çarlls Island nga Instituti për resurse botërore (WRI).

“Ato shpenzojnë më shumë ujë se sa që ka të reshura dhe prandaj niveli I ujërave nëntokësore pakësohet. Për shkak të reshjeve të pakësuara dhe kërkesës së shtuar për ujë, shumë lumenj, liqene dhe këneta po shteren”, thotë ai.

Pasojat nga kjo mungesë e ujit mund të jenë akoma më të këqija, sepse disa rajone mbeten akoma më jo adekuate për jetë. Krahas kësaj, mund të ketë tensione rreth ndarjes dhe menaxhimit me resurset e ujit dhe mund të shpërthejë dhunë politike.

Parashikime të këqija për të ardhmen

Problemi me ujin në Iran tashmë shkaktoi vdekje. Në korrik, autoritetet vranë tre demonstrues kundër mungesës së ujit në pjesën jugperëndimore të vendit.

Pritet që vendet e Lindjes së Afërt të jenë më të thata për shkak të ngrohjes globale, dhe edhe pse stinët e verës do të jenë më të lagështa, temperaturat e larta do të vështirësojnë tërë situatën.

“Problemi është që me rritjen e temperaturave, gjithë uji që vjen me shiun do të avullohet. Përveç kësaj, do të ketë kataklizma. Do të ketë reshje ekstreme, që do të thotë përmbytje si ato në Kinë, Gjermani dhe Belgjikë, të cilat do të jenë problem i madh për Lindjen e Afërt”, tha Mansur Almazrui, drejtor i Qendrës për hulumtime të ndryshimeve klimatike pranë Universitetit “Mbreti Abdulaziz”, në Arabinë Saudite.

Ndryshimet klimatike ndikojnë në vetë sasinë e ujit të arritshëm, por edhe në cilësinë e tij. Urmia është hipersaline, dmth. liqeni shumë i kripur. Ashtu siç zvogëlohet uji,  koncentrimi i kripës rritet dhe bëhet aq ekstrem që përdorimi i këtij uji  në tërësi u bën dëm mbjelljeve.

Kiomars Puxhebeli, i cili kultivon domate, lulediell, panxhar sheqeri, patëllxhan dhe arra, pranë liqenit, tha se uji është i dëmshëm  për kultivim.

“Nuk është larg dita kur toka do të bëhet e papunueshme”, thekson Puxhebeli.

Jordani importon ujë nga Izraeli

Njerëzit në Jordani janë mësuar të jetojnë me pak ujë, por hulumtimi i  publikuar në  Proceedings of the National Academy of Sciences tregon se deri në fund të shekullit, ata duhet ta përgjysmojnë konsumin e ujit për kokë banori.

Shumica e jordanezëve me të ardhura të ulëta do të jetojnë me 40 litra ujë në ditë për të gjitha nevojat – pirje, dush, larje të rrobave dhe enëve.  Mesatarisht një amerikan sot përdor  rreth 10 herë më tepër ujë nga kjo sasi.

Niveli i ujërave nëntokësorë në disa pjesë të vendit po pakësohet për më shumë se një metër në vit. Por, ndryshimet klimatike nuk janë arsyeja e vetme. Jordania mbështetet në një sistem lumor që kalon nëpër Izrael, Bregun Perëndimor, Siri dhe Liban, ndërsa digat që i ndërtuan këto vende përgjatë lumit dukshëm e ulën rrjedhën e ujit në Jordani.

Vendi nuk ka një zgjidhje tjetër përveç se të blejë sasi të mëdha të ujit nga Izraeli, i cili ka një program të madh për filtrimin e ujit të kripur, një proces në të cilin hiqet kripa nga uji i detit. Por, uji i kripur shpenzon një sasi të madhe të energjisë; energji e cila ende nuk është e gjelbër dhe ripërtëritshme, por vetëm kontribuon për ngrohjen globale.

Një nga zgjidhjet për zhdukjen e ujit në këto zona është të zvogëlohet përdorimi i tij në bujqësi, që mund të  nënkuptojë një ndryshim të llojit të ushqimit të kultivuar.

“Kultivuam shumë portokaj në Izrael, por në një moment kuptuam se eksportojmë ujë që nuk e kishim”, tha një ekspert, duke shtuar se  të mbjellat mund të projektohen të jenë më rezistente ndaj  ngrohtësisë dhe thatësirës.

 

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle