0_Maqedoni.Portal SQKorrespondentë MaqedoniShoqëri SQ

Panel i NATO-s në Ohër: Ndryshimet klimatike si çështje sigurie për Maqedoninë e Veriut dhe NATO-n

Aleanca e NATO-s dhe aleatët i karakterizojnë ndryshimet klimatike  si çështje sigurie  nga prioriteti më i lartë. Sekretari shtetëror i mbrojtjes Dragan Nikoliq në panel-diskutimin e sotëm  përkushtuar mbështetjes  civile-ushtarake të katastrofave civile të mbajtur në suaza të stërvitjes së NATO-s "Maqedonia e Veriut 2021" potencoi se zjarret   me të cilat u përball Maqedonia e Veriut si dhe shtetet e Evropës Juglindore i vendosën në test të gjitha  kapacitetet e disponueshme,  gatishmërinë, kuadrin e plotë, trajnimin e tyre, si dhe koordinimin e gjithë sistemit për mbrojtje dhe shpëtim. Sipas Nikoliqit,  konkluzioni është i qartë - sistemi është vendosur, por hapësirë për përmirësim ka.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle