
Prilep, 17 tetor 2021 (MIA) – Pa pengesa po rrjedh procesi zgjedhor në Prilep në 141 vendvotime në të cilat të drejtën e votës sot e realizojnë 63 436 qytetarë.
Sipas Komisionit komunal zgjedhor në Prilep deri në orën 13:00 votuan 31 për qind të votuesve. Në rrjedhë është grumbullimi i të dhënave për jehonën më të të zgjedhësve.
Siç informoi Valentin Bozhinoski, kryetar i Komisionit komunal zgjedhor, ngadalësim të caktuar të procesit po bën kërkimi i shenjës së gishtit për identifikim.
Pa pengesa po rrjedh edhe votimi në Krushevë, Krivogashtan dhe në Dollnen. Përqindja e jehonës së votuesve deri në orën 13:00 është: në Krushevë 33,6, në Dollnen 23,19 për qind dhe në Krivogashtan 32,88 për qind e votuesve të regjistruar. ab