0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Osmani: Udhërrëfyesi mund të jetë zgjidhje për kontestin, përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk është në kundërshtim me interesat tona

- Çështja e emrit të shkurtë, çështja e gjuhës së urrejtjes, e rehabilitimit të viktimave të komunizmit, e punës së komisionit historik, çështje e mospërzierjes në punët e brendshme të Republikës së Bullgarisë në të cilën u ndërlidh edhe çështja për përfshirje të bullgarëve në Kushtetutë, janë pesë pikat të cilat janë temë e përhershme e bisedimeve me Bullgarinë dhe në kuadër të përpjekjes për mbajtjen e komisionit ndërqeveritar dhe tejkalimin e kontestit me qëllim zhbllokimin e bisedimeve për anëtarësim për vendin. Kërkesa për përfshirje të bashkësisë bullgare në Kushtetutë nuk është në kundërshtim me interesat tona, sepse vendi asnjëherë nuk ka pasur problem që të njohë grupet e ndryshme etnike të cilat kanë mundësi që t'i manifestojnë atributet e identitetit, kulturore, historike, e as bashkësia bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle