0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Osmani: Të mbijetuarit në kohë janë trajtuar nga autoritetet shëndetësore bullgare, për një ose dy ditë do të transferohen në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani shprehu u falënderim për reagimin e shpejtë autoriteteve shëndetësore bullgare.

Shkup, 23 nëntor 2021 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani shprehu u falënderim për reagimin e shpejtë autoriteteve shëndetësore bullgare.

Siç deklaroi Osmani pas vizitës në spitalin Pirogov në Sofje, të gjithë shtatë të hospitalizuarit të cilët i mbijetuan fatkeqësisë me autobus në kohë janë trajtuar dhe stabilizuar. Pritet për një ose dy ditë të transferohen në Shkup.

“Ka pasur reagim të shpejtë nga autoritetet shëndetësore bullgare. Të gjithë pacientët janë përkujdesur në kohë, u është dhënë ndihma e parë mjekësore, të gjithë janë stabilizuar. Presim që të qëndrojnë një ose dy ditë që të mund t’i transferojmë më pas në Shkup”, tha Osmani.

Ai është në Sofje pas fatkeqësisë tragjike që ndodhi mbrëmë së bashku me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle