Ballkan SQBallkan.portal SQKorrespondentë BotëSvet.Slajder SQ

Ora njuz: Ekspertizë e dytë mjeko-ligjore në Rusi për turistët rusë të cilët vdiqën në një saunë hoteli në Shqipëri

Trupat e katër turistëve rusë, të cilët u gjetën të vdekur në një saunë hoteli në zonën turistike Qerret, në Kavajë, të afërmit i kanë marrë nga morgu në Tiranë dhe me kërkesë të tyre do t'i nënshtrohen ekspertizës së dytë mjeko-ligjore në Rusi.

Tiranë, 22 tetor 2021 (MIA) – Trupat e katër turistëve rusë, të cilët u gjetën të vdekur në një saunë hoteli në zonën turistike Qerret, në Kavajë, të afërmit i kanë marrë nga morgu në Tiranë dhe me kërkesë të tyre do t’i nënshtrohen ekspertizës së dytë mjeko-ligjore në Rusi.

“Në orët e vona të mbrëmjes së 21 tetorit, trupat e 4 turistëve rusë u tërhoqën nga morgu nga familjarët e tyre. Të pranishëm kanë qenë dhe përfaqësues të ambasadës ruse. Ata do i nënshtrohen një ekspertizë të dytë mjeko ligjore nga shteti rus. Kjo me kërkesë të vetë familjarëve. Kjo me kërkesë të vetë familjarëve”, transmeton Ora njuz.

Çifti i bashkëshortëve Natalia (58), Sergej (60), vajza e tyre Ekaterina Burenkovi (31) dhe i fejuari i saj Nikita Belousov (37), së bashku me një grup turistësh kanëq enë të akomoduar në hotelin “Gloria resort” në Qerret.

Në Shqipëri kanë ardhur pesë ditë para ngjarjes tragjike. Të vdekur u gjetën më 21 tetor pas orës 22:30. vt/shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle