0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

OPM: Është e papranueshme shpenzimet për testet PCR të atyre që nuk dëshirojnë të vaksinohen ta paguajnë punëdhënësit

Në kushte kur vaksinimi kundër KOVID është falas, ndërsa disa punëtorë të caktuar megjithatë nuk e shfrytëzojnë këtë përfitim, sjellja e vendimit eventual nga Qeveria me të cilin punëdhënësit do t'i mbulonin shpenzimet për testet PCR për punëtorët të cilët nuk dëshirojnë të vaksinohen do të ishte tërësisht i palogjikshëm, i paarsyeshëm dhe i papranueshëm, vlerëson Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë së Veriut (OPMV).

Shkup, 23 nëntor 2021 (MIA) – Në kushte kur vaksinimi kundër KOVID është falas, ndërsa disa punëtorë të caktuar megjithatë nuk e shfrytëzojnë këtë përfitim, sjellja e vendimit eventual nga Qeveria me të cilin punëdhënësit do t’i mbulonin shpenzimet për testet PCR për punëtorët të cilët nuk dëshirojnë të vaksinohen do të ishte tërësisht i palogjikshëm, i paarsyeshëm dhe i papranueshëm, vlerëson Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë së Veriut (OPMV).

Sipas OPMV, është i papranueshëm edhe propozimi për dy ditë të lira të paguara për vaksinimin punëtorëve, pasi me këtë do të viheshim në gjendje të pabarabartë me ata punëtorë të cilët tashmë janë vaksinuar, ndërsa për të cilët paraprakisht nuk ka vlejtur ky përfitim.

OPMV propozon Qeveria të ndërmarrë masa të tjera me të cilat do të stimulohej imunizimi i popullatës, ndërsa jo e gjithë bara t’u bartet kompanive të cilat deri më tani në mënyrë konsekuente i kanë zbatuar të gjitha vendimet e organeve shtetërore kompetente dhe në tërësi sigurojnë zbatimin e protokolleve dhe masave parandaluese për mbrojtje nga KOVID gjatë procsit të punës.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle