0_Maqedoni.Portal SQKultura.Slajder SQKulturë SQKulturë.Portal SQShoqëri SQ

Onlajn shitje e biletave për panairin e librit 2021

Që sot, biletat për panairin e librit mund të blihen përmes sistemit elektronik onlajn www.karti.com.mk.

Shkup, 1 shtator 2021 (MIA) – Që sot, biletat për panairin e librit mund të blihen përmes sistemit elektronik onlajn www.karti.com.mk.

karti.com.mk

Апликација со која ќе можете да изберете карти и да ги платите со платежна картичка за сите спортски, музички, културни и секаков друг вид на настани и фестивали

www.karti.com.mk

Për publikun më të numërt, të rinj deri 18 vjeç, vlen zbritja si për vizita në grup, ndërsa bileta do të kushtojë vetëm 20 denarë, informojnë organizatorët e panairit.

Panairi i librit do të mbahet në hapësirë të hapur, pranë Akua Parkut (Arena A1 – SS Boris Trajkovski), nga 8 deri më 14 shtator.

Në panair do të marrin pjesë mbi 60 shtëpi botuese që kanë njoftuar prezantimin e botimeve të tyre të fundit, si dhe një numër promovimesh dhe zbritje të panaireve.

Panairi i librit organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve të Maqedonisë së Veriut, Shoqatën e Botuesve dhe Librarive të Maqedonisë së Veriut – SHBLMV, Shoqatën e Botuesve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Shoqatën e Botuesve shqiptarë në Maqedoninë e veriut dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut.

Programi dhe orari i promovimeve të botimeve të reja do të shpallen pak para fillimit të Panairit të Librit 2021, thuhet në kumtesën e organizatorëve të panairit.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle