0_Web_Aktuale SQBotë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Oksfam: Pasuria e miliarderëve gjatë pandemisë u rrit më shumë se sa gjatë 14 viteve të kaluara

- Dyfish është rritur pasuria e dhjetë njerëzve më të pasur në botë që nga fillimi i pandemisë me koronavirusin - prej 700 miliardë dollarë në 1,5 mijë miliardë dollarë ose mesatarisht 1,3 miliardë dollarë në ditë, bëhet e ditur në raportin e organizatës joqeveritare Oksfam.

Nju-Jork, 17 janar 2022 (MIA) – Dyfish është rritur pasuria e dhjetë njerëzve më të pasur në botë që nga fillimi i pandemisë me koronavirusin – prej 700 miliardë dollarë në 1,5 mijë miliardë dollarë ose mesatarisht 1,3 miliardë dollarë në ditë, bëhet e ditur në raportin e organizatës joqeveritare Oksfam.

Më shumë se 160 milionë njerëz, pritet të bien nën pragun e varfërisë, thuhet në raportin “Pabarazia vret”, të publikuar sot para publikimit të programit në Forumin Botëror Ekonomik në Davos.

Oksfam e përshkruan pabarazinë si “dhunë ekonomike” dhe tha se kjo ka lidhje me vdekjen e 21.000 njerëzve për shkak të mungesës në qasjen në mbrojtje shëndetësore, uri, ndryshimet klimatike, etj. Njëkohësisht, pasuria e miliarderëve është rritur gjatë pandemisë më shumë se sa gjatë 14 viteve të kaluara.

Oksfam vëren se përllogaritjet për pasurinë bazohen në të dhënat më bashkëkohore dhe më komplete që janë në dispozicion. Organizata e shfrytëzoi edhe rangimin e miliarderëve të cilën e bëri magazina amerikane e biznesit “Forbs”. Sipas listës së Forbs, dhjetë njerëzit më të pasur në botë janë: drejtori ekzekutiv i Tesllës, Ilon Mask, themeluesi i Amazonit, Xhef Bezos, themeluesit e Gugëll, Leri Pejxh dhe Sergej Brin, themeluesi i Fejsbukut, Mark Zakerberg, ish drejtorët ekzekutiv të Majkrosoft, Bill Gejts dhe Stiv Balmer, ish-drejtori ekzekutiv i Orakëll, Lari Elison, investitori amerikan Voren Bafet dhe pronari dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë franceze për produkte luksoze LVMH Bernartdo Arno. Sipas raportit, pabarazitë rritëse, gjinore dhe racore, si dhe pabarazitë mes njerëzve, po e shkatërrojnë botën në të cilën jetojmë.

“Nuk është çështje e rastësisë, por e zgjedhjes. Dhuna ekonomike ndodh kur mbahen zgjedhjet strukturore politike në shërbim të njerëzve më të pasur dhe më të fuqishëm. Kjo shkakton dëm direkt për të gjithë neve dhe më të varfërve, gratë dhe vajzat dhe veçanërisht grupet e caktuara” shkruajnë autorët e dokumentit.

“Asnjëherë nuk ishte më e rëndësishme nga tani të fillojmë t’i korrigjojmë padrejtësitë në këtë pabarazi të pahijshme me ‘marrjen’ e një pjese të pasurisë së madhe të elitës, duke përfshirë edhe përmes tatimit. Ato para duhet të kthehen në ekonominë reale dhe të shpëtojnë jetë”, thekson drejtoresha e përgjithshme e Oksfam, Gabriela Buher. Sipas saj, pandemia me Kovid-19 e dëshmoi publikisht lakminë dhe mundësinë me mjetet politike dhe ekonomike për pabarazinë finale që të bëhet instrument për dhunë ekonomike. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle