
Londër, 23 maj 2022 (MIA) – Lëvizja ndërkombëtare për luftë kundër varfërisë, pabarazisë dhe padrejtësisë, “Oksfam Interneshënell”, në raportin e saj të fundit paralajmëroi se këtë vit, për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të shpenzimeve bazë të jetesës, miliona njerëz në çdo 33 orë mund të hyjnë në varfëri.
Në raport shtohet se gjatë pandemisë, të pasurit e rritën jashtëzakonisht shumë pasurinë e tyre dhe se tani pasuria totale e miliarderëve në botë përfshin vlerën e 13.9 për qind të BPV-së globale, që është tre herë më shumë se në vitin 2020. Në të njëjtën kohë, dhjetë njerëzit më të pasur në botë kanë më shumë pasuri se 40 për qind e pjesës më të varfër të njerëzimit, ose 3.1 miliardë njerëz.
Raporti tregon gjithashtu se 573 persona arritën të bëhen miliarderë gjatë pandemisë, që është një në çdo 30 orë.
“Presim që 263 milionë njerëz të tjerë të bien në varfëri ekstreme këtë vit, me një normë prej një milion njerëz çdo 33 orë”, tha Oksfam.
Raport i publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos thotë se pandemia e parë, dhe tani rritja e papritur e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, kanë rritur pasurinë e miliarderëve dhe u kanë dhënë punëtorëve më shumë punë, paga më të ulëta dhe kushte më të këqija pune.
“Miliona kalojnë vaktet, fikin ngrohjen, mbeten prapa në faturat dhe pyesin veten se çfarë mund të bëjnë më pas për të mbijetuar. Në të gjithë Afrikën Lindore, rreth një person vdes nga uria çdo minutë. Kjo pabarazi groteske thyen lidhjet që na mbajnë të bashkuar si njerëzim,” theksoi drejtoresha e Oksfam Internashënell Gabriela Buçer.