Botë SQBotë.Portal SQ

OBSH: Pandemia është në “fazë kritike” në rajonin e Azi-Paqësorit

 Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot bëri të ditur se pandemia me Kovid-19 në rajonin e Azi-Paqësorit është në "fazë kritike" dhe tani mund të bëhet gjithçka që të kufizohet transmetimi, që të shmangen shfaqjet e variantit më të rrezikshëm, transmeton DPA.

Manilë, 25 gusht 2021 (MIA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot bëri të ditur se pandemia me Kovid-19 në rajonin e Azi-Paqësorit është në “fazë kritike” dhe tani mund të bëhet gjithçka që të kufizohet transmetimi, që të shmangen shfaqjet e variantit më të rrezikshëm, transmeton DPA.

Takeshi Kasai, drejtor rajonal për rajonin Perëndimor-Paqësor i OBSH-së, theksoi se “menjëherë rritet” numri i rasteve të infektimit dhe rasteve të vdekjeve nga Kovid-19 në vendet e rajonit Azi-Paqësor, kryesisht për shkak të variantit shumë infektues delta të virusit korona.

Në tre javët e para të gushtit, rajoni mori pjesë me 10 për qind të rasteve globale të Kovid-19 dhe më shumë se tetë për qind nga rastet globale të vdekjeve.

“Në këtë fazë kritike të pandemisë, lejoni ta mbajmë kursin duke punuar së bashku”, tha Kasai në konferencën onlajn.

Me paraqitjen e presionit nga infektimet në disa vende në rajon, në muajt e ardhshëm jaë të mundshme dy skenarë”, tha Kasai.

Skenari i parë është rreziku nga Kovid-19 të ulet dhe të mundet të menaxhohet si një grip sezonal apo si infektimet e tjera që parandalohen me vaksina, masa parandaluese dhe masa të synuara kundër shpërthimit të tyre, tha ai.

“Skenari i dytë është kur variantet e tjera më të rrezikshme të zhvillohen, variante të cilat përhapen edhe më lehtë, shkaktojnë sëmundje më të rënda apo janë më rezistues të vaksinave ekzistuese”, tha ai.

“Ky skenar dhe të gjitha shpenzimet e lidhura shëndetësore, sociale dhe ekonomike janë…atë që duam ta shmangim, nëse është e mundur”, shtoi Kasai. ar/

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle