0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Nuredini: Jam i befasuar që dikush i bllokon ligjet që janë të domosdoshme të zgjidhet problemi me mbeturinat

Jam i befasuar që dikush i bllokon këto ligje, që janë të nevojshme që ta zgjidhim problemin me mbeturinat, sepse është e qartë se me rregullativën e vazhdueshme kemi problem me mbeturinat, thotë ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në deklaratën për MIA-n për bllokimin e ligjeve për ekologji në Parlament.

Shkup, 13 korrik 2021 (MIA) – Jam i befasuar që dikush i bllokon këto ligje, që janë të nevojshme që ta zgjidhim problemin me mbeturinat, sepse është e qartë se me rregullativën e vazhdueshme kemi problem me mbeturinat, thotë ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në deklaratën për MIA-n për bllokimin e ligjeve për ekologji në Parlament.

Ai theksoi se ata që nuk kanë arritur t’i lexojnë ligjet që janë në dispozicion për opinionin rreth 12 muaj, duhet t’i lexojnë.

“Pjesa me mbetjet RDF që ishte përpunuar në pajtim me standardet e BE-së, por shkaktoi shqetësim në opinion, u dakorduam me deputetët ta ndryshojmë dhe importi i RDF-së të  ndalohet derisa nuk sigurohen kapacitete për kontrolle të mira”, shton ministri.

Në lidhje me këtë sa thellë do të gërmohet në deponinë e vogël në OHIS, ekspertët në konferencën e sotme për shtyp thonë se sipas të dhënave që i kanë, pasi do të hiqet shtresa e sipërme e  dheut të hedhur, ndodhet  lindani i mbuluar dhe izomerët në pishina betoni, në një thellësi prej 1,70 metra, pastaj do të gërmohet dhe nxirret betoni dhe do të bëhet hulumtim shtesë nëse NSN ka depërtuar thellë në tokë. Nëse NSN ka depërtuar thellë në tokë atëherë do të kryhet edhe gërmim në përqendrime të sigurta.

Në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve, rreth kësaj sa kohë nevojitet të përfundojë i gjithë procesi,  Nuredini theksoi se janë paraparë 12 muaj dhe presin të përfundojnë me pastrimin e deponisë së vogël në korrik të vitit 2022. Ai shton se tani me ndihmën e ekspertëve dhe njohuritë që kanë, do të mund të gjenden mjete që të pastrohet edhe deponia e madhe. Bëhet fjalë për sasi të mbeturinave prej 7.000 tonë në deponinë e vogël dhe 52 mijë tonë në deponinë e madhe.

Ministri Nuredini theksoi se Fakulteti Matematiko-Natyror ka marrë instrumente nga Mbretëria e Norvegjisë, që do ta masë dheun, por edhe ajrin dhe në mënyrë të vazhdueshme do të zbatohen analiza, me qëllim që të sigurohet mbrojtja e qytetarëve në rrethinë. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle