0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Nuredini do të informojë për shpalljen e Malit Sharr për park nacional

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot do të mbajë konferencë për shtyp në Qendrën Mediale të Qeverisë,   me rastin e miratimit të Ligjit për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për zonë të mbrojtur në kategorinë II, park kombëtar.

Shkup, 7 korrik 2021 (MIA) – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini sot do të mbajë konferencë për shtyp në Qendrën Mediale të Qeverisë,   me rastin e miratimit të Ligjit për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për zonë të mbrojtur në kategorinë II, park kombëtar.

Qëllimi kryesor i zgjidhjes ligjore është sigurimi i mbrojtjes së bukurive dhe vlerave të jashtëzakonshme natyrore, diversiteti dhe pasuria e diversitetit, gjeodiversiteti, karakteristikat hidrologjike, peizazhet, vlerat e tjera, si të mira me interes publik.

“Ruajtja e gjendjes autentike të natyrës përmes mbrojtjes së vlerave natyrore, krijim të kushteve të volitshme për  mirëmbajtje, zhvillim dhe promovim të vlerave natyrore, parandalim të veprimeve me të cilat indirekt dhe direkt mund të ndryshohet gjendja e vlerave natyrore, mirëmbajtje dhe menaxhim parkut nacional, me qëllim të mbrojtjes së natyrës përmes mbrojtjes së diversitetit biologjik dhe peizazhit dhe  trashëgimisë natyrore dhe rregullim të raportit të njeriut ndaj natyrës, për shkak të ruajtjes së gjendjes autentike të parkut nacional, me qëllimet konkrete të ligjit.

Me ligjin vendoset baza për ruajtjen, promovimin dhe përdorim të qëndrueshëm të pasurive natyrore për kërkime shkencore, kulturore, arsimore, turistike-rekreative dhe qëllim tjetër.

Hapësira e përgjithshme e parkut nacional të Malit Sharr është 54 215 hektarë, që paraqet 13,2 për qind nga territori i përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut.

Pasi Mali Sharr u shpall për park nacional Nuredini deklaroi se me miratimin e  ligjit hapen mundësi të reja.

“Dhe më e rëndësishmja, pres se me këtë hap hapim një faqe të re dhe mundësi të reja, jo vetëm për mbrojtjen e trashëgimisë sonë natyrore, por edhe për zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik të zonës dhe të shtetit, për vendosjen e bashkëpunimit më të gjerë ndërkufitar, për përdorim të mundësive të reja financiare dhe për zhvillim të brendeve lokale dhe formave të ndryshme të turizmit dhe përforcim të fuqisë së shitjes. Uroj qytetarët për këtë sukses historik. ky është një hap i madh me të cilin siguruam përfitime të mëdha për të gjithë ne, por edhe për brezat që vijnë”, theksoi atëherë ministri. ar/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle