Ballkan SQBallkan.portal SQKorrespondentë BotëSvet.Slajder SQ

Numër rekord i të sapoinfektuarve në Greqi

Në 24 orët e kaluara në Greqi janë regjistruar 9.284 raste të reja të Kovid-19, që është numër rekord i të sapoinfektuarve në nivel ditor nga fillimi i pandemisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 27 dhjetor 2021 (MIA) – Në 24 orët e kaluara në Greqi janë regjistruar 9.284 raste të reja të Kovid-19, që është numër rekord i të sapoinfektuarve në nivel ditor nga fillimi i pandemisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kanë vdekur 66 persona, ndërsa 629 pacientë (pesë më shumë se dje) janë vedosur në aparae në Repartet për Trajtim Intensiv në spitale, prej të cilave 533, gjegjësisht 84.74 për qind janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar.

Rekordin e fundit negativ vendi e regjistroi në fillim të nëntorit, kur janë kumtuar 8.613 të sapoinfektuar, prej 636.213 teste të bëra, ndërsa sot, rastet e reja janë nga 95.174 teste.

Nga fillimi i pandemisë, në Greqi janë konfirmuar gjithsej 1.084.153 raste të Kovid-19, ndërsa kanë vdekur 20.496 persona. sr/shk/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle