0_Web_Aktuale SQBiznes SQBiznes.portal SQEkonomi SQShoqëri SQ

Nuk ka pasur furnizime në katër sy, por furnizime pa shpallje për shkak të urgjencës, pohon Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, lidhur me rezultatet e raportit të Entit Shtetëror për Revizion, sot deklaroi se nuk  bëhet fjalë për furnizim në katër sy, por bëhet fjalë për furnizime për të cilat nuk ka pasur shpallje, sepse ka qenë e shkurtë koha të arrihet deri te pajisja dhe materialet e nevojshme.

Shkup, 14 korrik 2021 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, lidhur me rezultatet e raportit të Entit Shtetëror për Revizion, sot deklaroi se nuk  bëhet fjalë për furnizim në katër sy, por bëhet fjalë për furnizime për të cilat nuk ka pasur shpallje, sepse ka qenë e shkurtë koha të arrihet deri te pajisja dhe materialet e nevojshme.

“I lexova dje titujt në media dhe ky është një proces i cili është zhvilluar muajve të kaluar, mendoj, më shumë se tre muaj, para një muaji – një muaj e gjysmë kishim prezantim zyrtar dhe këto nuk janë furnizime në katër sy. Këto janë furnizime në të cilat nuk ka shpallje sepse është koha e shkurtë që të arrihet deri te pajisja apo materiali i nevojshëm. Edhe ne për të gjitha këto kemi publikuar disa procedura dhe të gjitha janë shpallur publikisht edhe dokumentet edhe në sajtet e Ministrisë, kemi dërguar oferta në më shumë se 100 kompani të cilat të cilat mund të japin ofertë të tillë dhe janë  zgjedhur ato të cilat kanë pasur çmim më të ulët. Nuk ekziston  mekanizëm tjetër diçka të furnizohet për një kohë ultra të shkurtër, ndërsa t’ju përkujtoj se atëherë bëhej fjalë për maska mbrojtëse, pajisje mbrojtëse personale për punonjësit shëndetësorë, të cilat atëherë nevojiteshin dhe të njëjtën ditë, të mos them  ultra shpejt dhe ultra urgjent dhe nuk ka mundësi tjetër ligjore”, deklaroi Filipçe.

Duke e shpjeguar procedurën ai potencoi se këto janë mundësitë ligjore sipas urgjencës, ndërsa urgjenca është përcaktuar mbi bazë të asaj çfarë nevojitet që të funksionojnë institucionet shtetërore”.

 

Lidhur me vërejtjen tjetër, ndërsa kjo është shpërndarja, ai tha  se bëhet fjalë për materiale të cilat i kemi marrë si donacion.

Në atë urgjencë nuk ka mekanizëm tjetër, thotë si, ndërsa tani punojmë në mënyrë sistematike që këtë ta përmirësojmë në pajtim me rekomandimeve të  ESHR-së dhe ajo që është kërkuar mbi bazë të numrit të pacientëve që i trajton thjesht  u është dhënë në dispozicion. ar/

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle