0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Komunikacioni për udhëtarë dhe transportues hekurudhor prej pasdite në ora 14:30 u normalizua. Personeli i makinistëve në Hekurudhat e RMV-së – Transport, pas takimit të sotëm me ekipin e menaxherëve të ndërmarrjes, e ka ndërprerë bojkotin e punës dhe është paguar pjesa e parë e rrogës së qershorit të këtij viti, konfirmoi për MIA-n, Toni Dimovski, përfaqësues i makinistëve dhe personelit ndihmës. Dimovski informoi se nga Stacioni hekurudhor në Shkup në ora 14:30 tanimë është nisur treni 643 në relacionin Shkup – Manastir.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle