Botë SQBotë.Portal SQSvet.Slajder SQ

Nju-Jork Tajms: Netanjahu miratoi që Arabia Saudite të përdorë softuer për spiunim

Izraeli e ka përdorur softuerin për spiunim të grupit NSO si shtyllë qendrore të politikës diplomatike viteve të fundit, publikoi Nju-Jork Tajms.

Jerusalem, 28 janar 2022 (MIA) – Izraeli e ka përdorur softuerin për spiunim të grupit NSO si shtyllë qendrore të politikës diplomatike viteve të fundit, publikoi Nju-Jork Tajms.

Siç potencon gazeta, vendi e autorizoi trashëgimtarin saudit të fronit Mohamed bin Sallman që ta përdorë softuerin Pegasus që të afrohet me Arabinë Saudite.
Në vitin 2020, kryeministri i atëhershëm izraelit Benjamin Netanjahu miratoi Arabia Saudite ta përdorë Pegasusin, që konsiderohet si softueri më i mirë për spiunim në botë, në një bisedë telefonike me trashëgimtarin e fronit.
Zëdhënësi i ish-kryeministrit izraelit deklaroi për gazetën amerikane se pohimi se Netanjahu liderëve botërorë u ka ofruar “sisteme të tilla në këmbim për masa të tjera” është gënjeshtër e plotë.
Izraeli nuk ka marrëdhënie diplomatike me Arabinë Saudite dhe izraelitëve u ndalohet të merren me biznes në mbretëri, ndërsa gazeta izraelite “Harec” publikoi se me qëllim që të zhvillohen marrëdhëniet diplomatike është ndihmuar që të vendosen lidhje midis saj dhe sektorit izraelit për softuerin spiunues.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle