0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Aktuale SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Njëzetë e një raste të reja me Kovid-19, nuk ka pacientë të vdekur

– Njëzetë e një raste të reja me Kovid-19 regjistroi Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të kaluara nga 3.227 testet e bëra. Shtatë persona janë shëruar dhe nuk ka pacientë të vdekur. Nga rastet e reja, 11 janë në Tetovë, nga tre në Shkup dhe Kumanovë, dy në Strugë dhe nga një rast të ri në Gostivar dhe Shtip.

Shkup, 13 korrik 2021 (MIA) – Njëzetë e një raste të reja me Kovid-19 regjistroi Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të kaluara nga 3.227 testet e bëra. Shtatë persona janë shëruar dhe nuk ka pacientë të vdekur. Nga rastet e reja, 11 janë në Tetovë, nga tre në Shkup dhe Kumanovë, dy në Strugë dhe nga një rast të ri në Gostivar dhe Shtip.

Nga shtatë të shëruarit, nga dy janë në Shkup dhe në Kumanovë dhe nga një të shëruar ka në Manastir, Tetovë dhe Kërçovë.

Analiza epidemiologjike nëpër qytete me të sëmurë dhe raste aktive për momentin:

  • Shkup 68 711, aktivë 66
  • Kumanovë 8887, aktivë 12
  • Prilep 8328, aktivë 3
  • Tetovë 7307, aktivë 65
  • Manastir 6310, aktivë 5
  • Veles 5474, aktiv 0
  • Gostivar 5189, aktivë 8
  • Kavadar 5155, aktivë 2
  • Ohër 5021, aktivë 11
  • Shtip 4961, aktiv 1
  • Strumicë 4123, aktivë 5
  • Strugë 2985, aktivë 4
  • Koçan 2792, aktiv 0
  • Kërçovë 2600, aktivë 12
  • Gjevgjeli 2195, aktiv 0
  • Negotinë 2184, aktiv 0
  • Sveti Nikollë 1524, aktiv 0
  • Resnjë 1234, aktiv 0
  • Kriva Pallankë 1227, aktiv 0
  • Radovish 1161, aktiv 0
  • Berovë 1032, aktivë 2
  • Dellçevë 973, aktiv 0
  • Dibër 942, aktiv 1
  • Vinicë 886, aktiv 0
  • Probishtip 789, aktiv 0
  • Vallandovë 667, aktiv 0
  • Bogdanc 494, aktiv 0
  • Krushevë 490, aktiv 0
  • Demir Hisar 400, aktiv 0
  • Demir Kapi 396, aktiv 0
  • Kratovë 377, aktiv 0
  • Makedonski Brod 359, aktiv 0
  • Pehçevë 269, aktiv 0
  • Makedonska Kamenicë 249, aktiv 0
  • Dojran 132, aktiv 0

Numri i përgjithshëm i të diagnostkuarve me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 155.823 nga 914.381 testet e bëra. Janë shëruar 150.139 pacientë, kanë ndërruar jetë 5.487, ndërsa aktive janë 197 raste. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle