0_Web_Aktuale SQBotë SQBotë.Portal SQ

Një pjesë e gazetave të huaja për llojin e ri të koronavirusit – Omikron

- A do ta pengojnë vaksinat variantin e ri të koronavisusit Omikron, pyet Nju-Jork Tajms. Versioni i ri shkaktoi shqetësim të ri, sepse nëse dëshmohet se vaksinat ekzistuese nuk ndikojnë në këtë, ato do të duhet të modifikohen, shkruan botimi amerikan. Përkundër prapavijës së ndërprerjes së lidhjeve ajrore me Afrikën e Jugut dhe frikësimeve nga vala e re globale e koronavirusit gjatë fundjavës, shkencëtarët filluan punën e furishme për grumbullimin e të dhënave për llojin e ri të koronavirurit - Omikron, karakteristikat e tij dhe para së gjithash sa do të jenë efikase vaksinat. Informacionet e para japin pasqyrë të paqartë. Ka mundësi që varianti më lehtë të transmetohet dhe më lehtë të shmangen reagimet imunologjike të organizmit, siç është rasti me vaksinimin, ashtu edhe gjatë infeksionit natyror, në krahasim me variantet paraprake të organizmit. Vaksinat mund të vazhdojnë të sigurojnë mbrojtje adekuate në kuptim të parandalimit të formave të rënda të kovidit dhe vdekjes, por ndoshta do të nevojiten doza plotësuese që të sigurohet mbrojtja e shumicës së njerëzve. Prodhuesit e Fajzer dhe Moderna, po përgatiten që t'i modifikojnë preparatet e tyre nëse është e nevojshme, bën të ditur Nju-Jork Tajms.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle