Magazinë SQ

Një pikturë e Benksit pritet që në ankand të shitet për disa milionë funte

Një pëlhurë pjesërisht e dëmtuar me njërën prej veprave më të njohura të "artistit të fshehtë" britanik Benksi, pritet sot në ankand të shitet për miliona. Vepra - tani e quajtur "Dashuria është në plehra", do të ofrohet në shtëpinë e ankandeve "Stobi" në Londër.

Londër, 14 tetor 2021 (MIA) – Një pëlhurë pjesërisht e dëmtuar me njërën prej veprave më të njohura të “artistit të fshehtë” britanik Benksi, pritet sot në ankand të shitet për miliona. Vepra – tani e quajtur “Dashuria është në plehra”, do të ofrohet në shtëpinë e ankandeve “Stobi” në Londër.

Çmimi i vlerësuar i shitjes së pikturës, më parë të quajtur edhe si “Vajza me tullumbace” është katër – gjashtë milionë funta britanike (pesë – shtatë milionë euro).

Pëlhura e parë u shit për thuajse 1,1 milionë funte në të njëjtin vend në tetor të vitit 2018. Pëlhura pjesërisht e shqyert tregon një fëmijë të vogël që shtrihet drejt tullumbaces së kuqe në formë zemreje. Origjinali, që për herë të parë u paraqit në një mur në Londrën Lindore, më shumë herë është kopjuar në pëlhurë, internet ndërsa edhe në reklamat e brendeve të njohura botërore. Shtypi britanik e quajti si një ndër veprat më të rëndësishme nga fillimi i shekullit 21.

Aleks Brançik, kryetar i departamentit për arte bashkëkohore në “Stobi”, vlerëson se truku i Benksit qëndron në atë se “nuk e ka shkatërruar veprën e artit me atë që e ka grisur, por e ka krijuar të tillë”, kësaj radhe.

Në ndërkohë, në mars, vepra për nder të përkujdesësve të personave të sëmurë nga koronavirusi solli në ankand 14,4 milionë funte rekord, të cilat i janë dhuruar Shërbimit kombëtar shëndetësor.

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle