Ballkan SQBallkan.portal SQKorrespondentë Botë

Një burrë në Athinë lëndoi kalimtarë të rastit

Katër kalimtarë të rastit, sot herët në mëngjes u lënduan në një lagje athinase, kur një burrë 54-vjeçar I sulmoi me thikë, ndërkaq pak më vonë u arrestua, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 7 korrik 2021 (MIA) – Katër kalimtarë të rastit, sot herët në mëngjes u lënduan në një lagje athinase, kur një burrë 54-vjeçar I sulmoi me thikë, ndërkaq pak më vonë u arrestua, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga shkaqe deri më tani të panjohura, burri me thikë doli në rrugë dhe filloi t’I sulmojë kalimtarët e rastit, pas çka u mbyll në shtëpinë e tij, ku edhe u arrestua nga policia.

Nga policia greke kumtuan se 54-vjeçari kishte ikur nga një spital psikiatrik dhe ai tashmë është arrestuar.

Sipas mediumeve greke, gjendja e të lënduarve nuk është serioze. ab/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle