Kronikë SQKronikë.portal SQShoqëri SQZgjedhjet Lokale 2021

Një banor i Prilepit dënohet me paraburgim prej tetë ditëve për kërcënime të bëra drejtë kandidatit për kryetar komune nëpërmjet Fejsbukut

- Paraburgim tetë ditor i është caktuar një banori 27-vjeçar nga Prilepi për shkak të kërcënimeve të bëra drejtë kandidatit për kryetar të Prilepit dhe familjes së tij përmes rrjetit social Fejsbuk.

Shkup, 16 tetor 2021 (MIA) – Paraburgim tetë ditor i është caktuar një banori 27-vjeçar nga Prilepi për shkak të kërcënimeve të bëra drejtë kandidatit për kryetar të Prilepit dhe familjes së tij përmes rrjetit social Fejsbuk.

Prokuroria Themelore Publike në Prilep informoi se ka ngritur procedurë për vepër të kryer penale “rrezikim të sigurisë” kundër të dyshuarit, i cili ishte arrestuar dje në vendkalimin kufitar Tabanoc gjatë hyrjes në shtet dhe ishte dërguar për hetime në Prokurori.

Nga PTHP shtojnë se në drejtim të realizimit të papenguar të procedurës penale, prokurori publik në gjykatën kompetente ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Prilep e ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i është përcaktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 8 ditëve. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle