0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQPartitë politike SQZgjedhjet Lokale 2021

Nikollovski: Koalicioni i VMRO-DPMNE-së me Aleancën për Shqiptarët është koalicion për luftë kundër krimit dhe korrupsionit

Koalicioni i VMRO-DPMNE-së me Aleancën për Shqiptarët-AA është koalicion për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasi në Maqedoni po lulëzon krimi dhe korruposioni, deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

Manastir, 14 tetor 2021 (MIA) – Koalicioni i VMRO-DPMNE-së me Aleancën për Shqiptarët-AA është koalicion për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasi në Maqedoni po lulëzon krimi dhe korruposioni, deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

Gjatë tubimit të sotëm në Manastir, Nikollovski bëri thirrje të dielën masivisht të dilet të votohet dhe të përkrahet kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të komunës, Toni Konjanovski.

“Koalicioni i VMRO-DPMNE-së me ASH dhe Alternativën është koalicion për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bashkëpunimi me ASH dhe Alternativën bazohet në këtë, pasi krim dhe korrupsion ka në Manastir, në Tetovë, në Strumicë dhe Radovish, por edhe në Gjevgeli dhe Shkup, dhe ky ishte parimi i koalicionit ”, tha Nikollovski.

Në pres konferencë, kandidati për kryetar të komunës, Toni Konjanovski dhe bartësi i listës kandidat për anëtar të Këshillit të Komunës së Manastirit, Pece Milevski, mes tjerash thanë edhe se ndryshimet në vend fillojnë nga Manastiri. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle