0_Maqedoni.Portal SQBiznes SQBiznes.portal SQBiznis.Slajder SQMakedonija.Slajder SQPolitikë SQ

Nikolloski: Me ribalancin e Buxhetit përmirësohet standardi dhe kushtet e jetesës së qytetarëve – për masa të reja 4,7 miliardë denarë, për masa për punësim 1,9 miliardë denarë

Me rishikimin e Buxhetit për vitin 2022 sigurohen mjete për përmirësimin e standardit dhe kushteve të jetesës së qytetarëve në kushte të krizës më të madhe globale ekonomike - botërore. Mjete në vlerë prej 4.7 miliardë denarëve janë paraparë për masat e reja të destinuara për ndihmë financiare për ata që kanë më shumë nevojë. Mjetet për masat aktive për punësime të reja janë rritur për tre herë e gjysmë krahasuar me vitin 2016, përkatësisht nga 521 milionë denarë në 1.9 miliardë denarë, theksoi zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski, duke arsyetuar rishikimin e buxhetit për vitin 2022.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle