0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQPartitë politike SQ

Nikolloski: I bëj thirrje pushtetit të pajtohet edhe për zgjedhje të parakohshme dhe për referendum

Shkup, 8 gusht 2022

Sipas anketës së fundit të opinionit publik dhe disponimit të IPSOS-it francez, VMRO-DPMNE ka dyfish avantazh në aspektin që LSDM-ja të jetë e saktë dhe të pasqyrojë realitetin dhe disponimin e qytetarëve të Maqedonisë, thotë nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski.

Lidhur me akuzat e LSDM-së se anketa është porositur nga VMRO-DPMNE, Nikolloski theksoi se anketat i porosisin partitë politike që të shihet disponimi i popullit midis dy cikleve zgjedhore.
-Anketat bëhen nga partitë politike. Pra, anketat porositen gjithmonë nga partitë politike, mundësisht nga institucionet, dhe janë matësi kryesor se ku qëndron secila parti politike ndërmjet dy cikleve zgjedhore. Natyrisht, sondazhi më i mirë janë zgjedhjet, por ndërkohë, në të gjithë botën demokratike, kështu mund të matet performanca dhe përkrahja e secilës parti politike, tha Nikoloski.
Nikolloski nga Prilepi i bëri thirrje qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së që të sigurohet që shifrat e anketave të jenë të vërteta, të pajtohen me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të organizojnë referendum, ku qytetarët do ta thonë sondazhin më të saktë përmes këtyre dy formave të demokracisë së drejtpërdrejtë..
Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së 
 Qendra e Komunikimeve e VMRO-DPMNE-së
_____________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle