
Shkup, 23 nëntor 2021 (MIA) – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot shprehu ngushëllim për familjet e viktimave në aksidentin tragjik me autobus në Bullgari.
“Maqedonia sot është mbuluar në të zezë. Pikëllim dhe pabesi për tragjedinë që ndodhi sot në mëngjes në Bullgari. Nuk ka fjalë të cilat mund ta përshkruajnë ndjenjën e dhimbjes dhe të pikëllimit. Ngushëllime familjeve të të vdekurve në fatkeqësinë tragjike të autobusit”, shkroi Arsovska në profilin e saj në Fejsbuk.