0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQShoqëri SQ

Nga e enjtja më ftohtë dhe borë

Deri të enjten pasdite moti do të jetë stabil dhe i thatë, me temperatura më të ulëta të mëngjesit. Valë e ftohtë dhe e lagësht me reshje të borës do të përhapet nga perëndimi të enjten në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë paraqitje të ngricave.

Shkup, 18 janar 2022 (MIA) – Deri të enjten pasdite moti do të jetë stabil dhe i thatë, me temperatura më të ulëta të mëngjesit. Valë e ftohtë dhe e lagësht me reshje të borës do të përhapet nga perëndimi të enjten në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë paraqitje të ngricave.

Të premten gjatë ditës reshjet do të përfundojnë. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore, ku kudo do të formohet shtresë e borës, ndërsa në male do të rritet. Shtresë më e madhe e dëborës do të formohet edhe në pjesët e tjera, përveç në pjesën e poshtme përgjatë Vardarit.

Nga e shtuna pason periudhë e motit më të ftohtë, kumtoi DPHM.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle