0_Maqedoni.Portal SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Nesër në Çarshinë e Vjetër në Shkup promovohet rruga “Lagjja e dallëndysheve”

Nesër në Çarshinë e Vjetër në Shkup në mënyrë solemne do të promovohet rruga “Lagjja e dallëndysheve”.

Shkup, 1 korrik 2022 (MIA)- Nesër në Çarshinë e Vjetër në Shkup në mënyrë solemne do të promovohet rruga “Lagjja e dallëndysheve”.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë ministra dhe funksionarë të partive shqiptare në pushtet dhe opozitë, përfaqësues të ministrisë së Kulturës, Qytetit të Shkupit dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

“Në këtë rrugë janë vendosur tenda në formë të dallëndyshes, ndriçim për dukje sa më të mirë si për kalimtarët e rastit ashtu dhe për turistët. Ky investim modest është bërë me vetëiniciativë tonën dhe me mbështetje të komunës së Çairit”, tha përfaqësuesi i kësaj nisme, Bujar Dullovi.

Hapja solemne do të bëhet nesër (e shtunë) me fillim në ora 20.30 ku më pas do të shtrohet edhe koktej rasti për gjithë të pranishmit.

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle