Evropë SQEvropë.Portal SQKorrespondentë BotëSvet.Slajder SQ

Në zjarrin në Francën jugore jetën e humbën të paktën dy persona

Zjarri i fuqishëm që shpërtheu të hënën në rajonin Var, në Francën jugore, akoma nuk është vënë nën kontroll. Nga zjarri jetën e humbën të paktën dy persona, njofton korrespondenti i MIA-s.

Paris, 19 gusht 2021 (MIA) – Zjarri i fuqishëm që shpërtheu të hënën në rajonin Var, në Francën jugore, akoma nuk është vënë nën kontroll. Nga zjarri jetën e humbën të paktën dy persona, njofton korrespondenti i MIA-s.

Komandanti i zjarrfikësve Loik Lambert theksoi se për shkak të kushteve të motit kanë pasur natë të qetë, pasi u zvogëlua era.

Prefektura e Varit dje saktësoi se të gjitha sipërfaqet pyjore ngelen me rrezik të lartë nga zjarri. Rreth 1.200 zjarrfikës akoma janë në terren.

Deri më tani janë evakuuar mbi 10.000 njerëz. Megjithatë, disa turistë kanë arritur të kthehen në kamp mbrëmë, që është shenjë e përmirësimit të dukshëm të situatës. Derisa 8.700 persona të tjerë të evakuuar, megjithatë duhet ta kalojnë natën e tretë në qendrat e pranimit, të cilat me shpejtësi janë vendosur në shtat qytete bregdetare.

Për shuarjen e zjarrit janë mobilizuar edhe mjete ajrore, përfshirë 11 kanaderë, dy helikopterë Dash dhe katër aeroplanë.

Butoni Kthehu në krye
Mbylle