0_Maqedoni.Portal SQShoqëri SQ

Në Vranjë deri tani janë vaksinuar 11.743 qytetarë të Maqedonisë së Veriut me dozën e parë dhe 9.012 me dozën e dytë

Në Vranjë nga fillimi i vaksinimit deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 11.743 qytetarë të Maqedonisë, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar 9.012 shtetas tanë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Beograd, 19 korrik 2021 (MIA) – Në Vranjë nga fillimi i vaksinimit deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 11.743 qytetarë të Maqedonisë, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar 9.012 shtetas tanë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Siç kumtoi portali Vranjenjuz, duke iu referuar Qendrës Shëndetësore në këtë qytet, deri më 18 korrik të këtij viti numri i përgjithshëm i dozës së parë dhe të dytë të dhënë të cilat janë aplikuar në Sallën Sportive arrin 75.860. Prej tyre numri i qytetarëve të vaksinuar  të RMV-së  me dozën e parë është 11.743, ndërsa numri i qytetarëve të vaksinuar në BeH është gjashtë qytetarë.

Numri i qytetarëve të RMV-së të cilët janë vaksinuar me dozën e dytë arrin 9.012 dhe shtatë shtetas në BeH.

Numri i qytetarëve të vaksinuar në Republikën e Serbisë me dozën e parë është 27.781, ndërsa me dozën e dytë janë vaksinuar 27.202 shtetas serb.

Nëse merren parasysh gjithë këto shifra, më së shpeshti është aplikuar vaksina kineze Sinofarm – gjithsej 48.586 herë (doza e parë 24.771, ndërsa doza e dytë 23.815), pastaj vijon Fajzer, e cila është dhënë gjithsej në 20.995 raste (doza  e parë 11.162, ndërsa doza e dytë 8.933), Sputnik V është dhënë në 6.255 doza (e para 3.149, ndërsa e dyta 3.106) dhe Astra Zeneka është aplikuar në 932 raste (455+477).

Gjatë fundjavës në Vranjë janë dhënë 581 doza vaksina. Të shtunën, numri i të vaksinuarve arrinte 334, ndërsa të dielën 247. Të dielën, më së shumti vaksina ishin dhënë nga kompania Fajzer – 33 për dozën e parë dhe 117 për dozën e dytë. Sinofarmi kinez është aplikuar në 15 raste (doza e parë) dhe 82 (raste doza e dytë). Vaksinat Sputnik V dhe Astra Zeneka nuk ishin dhënë gjatë fundjavës. sa/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle