0_Maqedoni.Portal SQ0_Web_Ballina – Sllajder SQ0_Web_Përzgjedhja e redaktorit SQMKD-AL SQ

Në Vishticë u varrosën prindërit dhe dy fëmijët binjakë të aksidentit tragjik në Bullgari

Sot në fshatin Vishticë të komunës së Likovës është bërë varrimi i familjes katër anëtarëshe Ahmeti të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e autobusit në Bullgari. Bëhet fjalë për Avni Ametin, bashkëshorten e tij Xhihan Ameti dhe dy binjakët Alban dhe Luan Ameti. Ata ishin pjesë e 45 viktimave të aksidentuar në autobusin e “Besa Trans”-it.

Shkup, 4 dhjetor 2021 (MIA) – Sot në fshatin Vishticë të komunës së Likovës është bërë varrimi i familjes katër anëtarëshe Ahmeti të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e autobusit në Bullgari. Bëhet fjalë për Avni Ametin, bashkëshorten e tij Xhihan Ameti dhe dy binjakët Alban dhe Luan Ameti. Ata ishin pjesë e 45 viktimave të aksidentuar në autobusin e “Besa Trans”-it.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë familjarë, miq dhe banorë të Vishticës të cilët ashtu siç dhe një ditë më parë, “nën emocione të shumta ju dhanë lamtumirën e fundit katër viktimave”.

Familjarët u shprehën se nuk mund ta përshkruajnë me fjalë këtë tragjedi të madhe dhe kërkuan që sa më shpejtë të zbardhet rasti dhe të dalë e vërteta e gjithë kësaj tragjedie. Familjarët, madje kanë treguar bisedën e fundit telefonike që kanë pasur me Avniun, i kthyer nga Gjermania dhe pas ekskursionit në Turqi kishte bërë letrat për bashkim familjarë, por që tragjedia i preu ëndrrat për të marrë familjen me vete.

Ndërkohë, me nderime të larta fetare sot në varrezat e Kërçovës u varros edhe Gazmend Ukalli, viktima e vetme nga ky qytet në aksidentin tragjik në Bullgari.

Për të shprehur ngushëllimet për humbjen e tij, kishin ardhur qindra qytetarë të Kërçovës dhe më gjerë. Gazmendi ka qenë i punësuar në kabinetin e kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërkaq aksidentit tragjik atij i mori jetën së bashku me të fejuarën e tij, Albina Beluli nga Tetova.

Gjatë ditës së djeshme u varrosën edhe viktimat tjera në Moranë, Studeniçan, Koliçan, Sllupçan e Tetovë. Dhjetë ditë pas tragjedisë, trupat e pajetë dje u sollën në vend me dy aeroplanë ushtarak bullgar të cilët u pritën me protokoll shtetëror në Aeroportin e Shkupit. fab/

 

 

Butoni Kthehu në krye
Mbylle