0_Maqedoni.Portal SQMakedonija.Slajder SQMKD-AL SQShoqëri SQ

Në UNT filloi viti i ri akademik 2021/2022 për të gjithë studentët e rinj

Pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup filloi me shumë entuziazëm viti i ri akademik 2021/2022 për të gjithë studentët e rinj.

Shkup, 1 tetor 2021 (MIA) – Pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup filloi me shumë entuziazëm viti i ri akademik 2021/2022 për të gjithë studentët e rinj.

“Pasi që jemi ende në valët e virusit që ka kapluar gjithë botën, UNT ka vendosur orare të posaçme për të qenë prezent të gjithë studentët e rinj në bankat e tyre studimore duke marrë informacione bazike rreth mbarëvajtjes të procesit të tyre edukativo arsimor. Gjithashtu vlen të theksohet se java orientuese për studentët e rinj, vazhdon edhe gjatë javës së ardhshme. Varësisht prej rasteve me Kovid 19, dhe situatës epidemiologjike në vend, në vazhdimësi do vijojnë edhe vendimet apostafate për zhvillimin e procesit të studimeve të studentëve”, kumton UNT. bsh/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle