0_Maqedoni.Portal SQLajme nga komunat SQPolitikë SQZgjedhjet Lokale 2021

Në tri komuna të Gostivarit sot votuan 198 qytetarë

- Votimi në zgjedhjet lokale 2021 filloi me votimin e të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe personave me Kovid-19 dhe në vetizolim.

Gostivar, 16 tetor 2021 (MIA) – Votimi në zgjedhjet lokale 2021 filloi me votimin e të sëmurëve, të pafuqishmëve dhe personave me Kovid-19 dhe në vetizolim.

Në territorin e komunës Mavrovë-Rostushë sot votuan 36 persona.

Në komunën e Gostivarit komisioni i miratoi kërkesat e 145 personave nga 179 qytetarët e paraqitur paraprakisht. Në KKZ Vrapçishtë të drejtën e votës e shfrytëzuan 16 të pafuqishëm dhe një votues i cili është në karantinë.

Në kuadër të përgatitjeve për ditën e nesërme, nga KKZ Gostivar konfirmuan se dezinfektimi i planifikuar i materialit zgjedhor dhe i vendvotimeve në tërësi është zbatuar dhe se kushtet për votim janë siguruar. fc/

Butoni Kthehu në krye
Mbylle